RSS

Gibbs: Me Ozilin fitojmë trofe

Futbollisti i Arsenalit, Kieran Gibbs, beson se Mesut Ozil i ka dhënë Arsenalit shumë besim se ata mund të përfundojnë tabunë e titujve qysh këtë sezon.

Arsenali nuk ka fituar trofe që prej vitit 2005 dhe besohet se Topçinjtë janë të vendosur që t’i japin fund mungesës së trofeve këtë sezon duke shfrytëzuar formën e mirë pas ardhjes së Ozil.
“Mesut Ozil ka ngritur klubin, ai ka ngritur zhveshtoren”.
“Një lojtar i tillë ju jep motivim. Ne jemi të kënaqur se ai është këtu. Ai ju jep diçka ekstra, një gjë të veçantë. Është ende herët, por të gjithë po shohin se ne mund të bëjmë diçka të veçantë”.
“Një trofe është objektivi. Por, ka shumë gara që ende nuk kanë filluar si duhet. Ne e dimë se duam të fitojmë diçka dhe ne mund ta bëjmë këtë. Ka shumë besim në zhveshtore dhe në skuadër”, u shpreh Gibbs. /Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS