RSS

Tare mohon shkarkimin e Petkovic

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka mohuar spekulimet se trajneri Vladimir Petkovic do të largohet nga klubi.

Ka pasur spekulime se Petkovic do të marrë drejtimin e Zvicrës pas Kupës Botërore, por Tare thotë se spekulimet gjithmonë dalin të pavërteta.
“Ne nuk ecim përpara me ‘nëse’ ose ‘por’. Ne kemi një kontratë me trajnerin tonë dhe unë nuk dua të mbështetem në spekulime”.
“Ne jemi në një moment delikat të sezonit. Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë në atë se çfarë duam dhe ju mund të dilni nga situatat negative vetëm me ide të qarta”.
“Për javë të tëra mediat kanë folur për shkarkime dhe trajnerë të tjerë të cilët tashmë kanë kontrata diku tjetër”.
“Deri tash, presidenti Claudio Lotito ka shkarkuar vetëm Davide Ballardini. Ne vazhdimisht i kemi mbështetur trajnerët tanë”, ka thënë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS