RSS

Saha i impresionuar nga Adnan Januzaj

Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, është fans i Adnan Januzajt.
Francezi është i mahnitur nga ndikimi i tinejxherit me prejardhje shqiptare këtë sezon te skuadra e United.

“Po, ai është një talent i vërtetë. Kur ju shikoni në fytyrën e tij, ju nuk besoni se ai është aq i patrembur sa është”.

“Ai është një djalosh i ri, por ai ka aq shumë kualitet dhe është shumë komfort kur përballet me cilido lojtar”.

“Ai është një talent i madh për United dhe jam i sigurt se ai do të bëhet një prej talenteve të vërtet të klubit për të ardhmen”, ka thënë Saha për manutd.com

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS