RSS

Pedro: Sjellja e Blatter ndaj CR7 ishte e pavend

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, mendon se presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, e kaloi kufirin kur u tall me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
77-vjeçari e ka përshkruar portugezin si një “komandant në fushën e lojës” (duke e imituar atë), para se të thoshte se ai “kalon më shumë kohë te floktari” dhe në fund të deklaronte se ai e preferon Lionel Messin.

“Nuk më pëlqeu ajo që bëri Blatter, sjellja e tij ishte e pavend. Duhet të ketë respekt”.

“Unë e kuptoj se ai ka të preferuarit e tij, që po ashtu duhet respektuar, por ajo që bëri nuk ishte e drejtë”, citon Marca fjalët e Pedros.

Duke komentuar garën për Topin e Artë, spanjolli ka thënë se shpreson që Messi ta fitojë sërish.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS