RSS

Oscar: Mourinho më kërkoi te Reali

Mesfushori i Chelseat, Oscar, ka treguar se ishte pranë kalimit te Real Madridi para se të kalonte në Stamford Bridge.

Braziliani nënshkroi për Blutë në vitin 2012 nga Internacionali, por ka njoftuar se Jose Mourinho e kishte kërkuar që t’i bashkohej gjatë kohës sa i drejtonte Los Blancos.
“Një muaj para se të nënshkruaja për Chelsean, isha shumë pranë që t’i bashkohesha Real Madridit, sepse Mourinho tha se më kërkonte”.
“Para ndeshjes (Brazil-Danimarkë) kishte bisedime me Madridin, por ata e kishin të mbuluar mirë pozitën e mesfushorit ofensiv. Pastaj, nënshkrova për Chelsean”, ka treguar Oscar për Globoesporte.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS