Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka pranuar se është i pikëlluar dhe i hidhëruar si pasojë e lëndimit të fundit.
Dëmtimi në ndeshjen ndaj Real Betisit do ta lë argjentinasin dy muaj jashtë fushe, ndërsa ai ka thënë se kjo është një periudhë e vështirë për të.
“Jam i pikëlluar, sepse nuk prisja të lëndohem, por jam po ashtu i hidhëruar sepse erdhi menjëherë pas një lëndimi tjetër”, ka deklaruar 26-vjeçari për Ole.
Ky vit nuk ka qenë aspak i mirë për katër herë futbollistin më të mirë në botë, pasi është shoqëruar me lëndime. Ndërsa deri para një viti (nga 2008 e këndej) ai luante mesatarisht 50 ndeshje për sezon.





