Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie, është i lënduar dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusenit.
Holandezi mungoi në barazimin (2-2) ndaj Cardiff Cityt të dielën dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Gjermani.
“Robin nuk është akoma i gatshëm. Nuk është (lëndim) afatgjatë, por jemi duke e mbikëqyrur”, u ka thënë menaxheri David Moyes gazetarëve.
Edhe mbrojtësi serb, Nemanja Vidic, nuk luan ndaj ekipit gjerman.
Me fitore eventuale ndaj Leverkusenit të mërkurën mbrëma, United do ta siguronte pjesëmarrjen në 1/8 e finales./TS/






