Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen të mërkurës ndaj Galatasarayt si pasojë e lëndimit.
Portugezi u dëmtua të shtunën në përballjen ndaj Almerias dhe u largua në fillim të pjesës së dytë.
Kjo do të thotë se 28-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Jese ose Di Maria.
“Cristiano nuk do luajë nesër (e mërkurë), sepse ka një lëndim të vogël. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të mund të luajë të shtunën”.
“Angel Di Maria ose Jese Rodriguez mund ta zë vendin e Ronaldos. Kemi dy opsione dhe do të vendos të mërkurën”.
“Nuk do ta rrezikojmë Ronaldon as të shtunën ndaj Real Valladolidit në rast se nuk është qind për qind i rikuperuar”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.
Reali është në krye të Grupit B dhe ka nevojë vetëm për një pikë që të sigurojë pjesëmarrjen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. /TS/






