Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka quajtur ‘katastrofë’ humbjen prej 2-1 nga Ajaxi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kjo ishte humbja e parë e katalunasve nën drejtimin e trajnerit Gerardo Martino, ndërsa futbollisti spanjoll ka paralajmëruar se kjo paraqitje nuk duhet përsëritur, nëse katalunasit duan të fitojnë trofe këtë edicion.
“Zhvilluam një gjysmë të parë të tmerrshme. Nuk ka arsyetim, ishte katastrofë”.
“Ajo që ndodhi në pjesën e parë, nuk bën të ndodhë më. Qasja nuk ishte e duhur, e gjithë skuadra e di këtë”, ka deklaruar 26-vjeçari pas ndeshjes.
Barcelona mbetet në krye të Grupit H, ndërsa Ajaxi duhet ta mposhtë Milanin që të kualifikohet në 1/8 e finales./TS/






