Arsenali ka regjistruar fitore komode prej 2-0 përballë Marseille në Emirates.
Porsa filloi ndeshja, Jack Wilshere shënoi për epërsinë e skuadrës vendase (1’).
Mesut Ozil dështoi ta konvertonte në gol një penalti, pasi Steve Mandanda mbrojti goditjen e tij. Dhe kështu me epërsi prej një goli përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Jack Wilshere u regjistrua në listën e golashënuesve. Ramsey pasoi te Ozil, i cili asistoi te mesfushori anglez që e dyfishoi rezultatin (65’)./TS/






