RSS

Milani fiton bindshem

Milani ka bërë një hap të mirë drejt progresit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve duke regjistruar një fitore bindëse (3-0) përballë Celticut në Celtic Park.

Vendasit nuk luajtën keq në fraksionin e parë, mirëpo ishin mysafirët ata që e mbyllën me avantazh.
Pas një harkimi nga këndi, Ricardo Kaka shënoi me kokë dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në fillim të gjysmës së dytë, Nocerino i krijoi rast Cristian Zapatas, i cili e dyfishoi rezultatin (49’).
Riccardo Montolivo dërgoi një top të gjatë në drejtim të Mario Balotellit dhe sulmuesi italian shënoi me lehtësi (60’).
Milani numëron tetë pikë pas pesë xhirosh dhe kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e fundit ndaj Ajaxit./Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS