RSS

Ndalet Atl.Madridi

Është ndërprerë rrjedha e qindpërqindtë e fitoreve të Atletico Madridit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zenit St. Petersburgu ka arritur në nxjerrë një barazim prej 1-1 në Stadion Petrovskij.
Skuadra spanjolle që nuk luante me formacionin e vet më të fortë, kaloi në avantazh përmes Adrian, i cili u asistua nga Raul Garcia (53’).
Mirëpo, Toby Alderweireld e devijoi topin në portën e gabuar duke ua siguruar një pikë vendasve (74’).
Atletico Madridi numëron 13 pikë pas pesë xhirosh, ndërsa e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit G që në xhiron e kaluar.
Nga ana tjetër, Zeniti do të luftojë me Porton për skuadrën e dytë që do të kualifikohet nga ky grup./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS