RSS

Dortmundi mundi Napolin

 Borussia Dortmundi e ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1.
Lewandowski nxori një penalti në minutat e para të ndeshjes dhe Marco Reus e konvertoi në gol (10’).
Pas një kundërsulmi të vendasve, Reus e gjeti Jakub Blaszczykowskin dhe Kuba e dyfishoi epërsinë (60’).
Lorenzo Insigne i ktheu italianët në lojë (71’), mirëpo Pierre-Emerick Aubameyang riktheu epërsinë prej dy golash (78’).
Arsenali është në krye të grupit dhe me një barazim në udhëtim te Napoli do ta sigurojë kualifikimin, derisa skuadrës italiane i duhet vetëm fitorja me epërsi të lartë.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi ka punë më të lehtë me Marseillen që në pesë xhirot e para ka regjistruar pesë humbje./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS