RSS

Bayerni nuk ndalet

Bayern Munichu ka vazhduar me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. CSKA Moska ishte viktimë e bavarezëve, pasi pësoi në Arena Khimki me rezultat 3-1.

Arjen Robben e hapi takimin në gjysmën e parë me një gol të bukur, pas asistimit të Thomas Muller (17’). Ky ishte goli i vetëm në këtë pjesë.
Vendasit e filluan duke sulmuar fraksionin e dytë, mirëpo Mario Gotze shfaqi mjeshtëri për ta shënuar golin e dytë të mysafirëve (56’).
Në vazhdim, Dante e preku topin me dorë dhe Bayerni u ndëshkua me penalti, të cilën e konvertoi në gol Keisuke Honda (61’).
Edhe në anën tjetër u akordua penalti pas ndërhyrjes në Robben, ndërsa Thomas Muller e ekzekutoi me saktësi (65’).
Bayern Munichu numëron rekord prej 15 pikësh nga pesë fitore në po aq xhiro dhe është kualifikuar nga pozita e parë në Grupin D. CSKA Moska do të luajë në Europa League.
Me këtë fitore klubi gjerman ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në garën më të madhe evropiane për klube dhe në këtë mënyrë mban rekordin me një fitore më shumë se Barcelona./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS