Jose Mourinho thotë se Baseli e meritoi fitoren ndaj Chelseat në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Mohamed Salah shënoi të vetmin gol të ndeshjes tre minuta para fundit, për të ndihmuar skuadrën zvicerane të tejkalojë Schalken në pozitën e dytë të tabelës së Grupit.
“Ishte një disfatë e merituar, por për shkak të rezultateve tjera, ne jemi kualifikuar. Kjo është e vetmja gjë pozitive, tash ne duhet të nxjerrim një rezultat në shtëpi (ndaj Steaua] për të qenë të parët”.
“Nuk më pëlqeu që nga minuta e parë, kur kishte një gabim defensiv menjëherë. Ekipi kishte pak stabilitet dhe kontroll në pjesën e dytë”.
“Ekipi u lodh, pagoi çmimin e 15 ditëve ndërkombëtare. Kthimi, ndeshja që pasoi ishte vendimtare kundër West Ham, ku ekipi luajti shumë mirë në një ndeshje të intensifikuar, por sot ne paguam çmimin pasi lojtarët ishin të lodhur”, ka thënë Mourinho për Sky Sports./TS/






