RSS

Rummenigge: Nuk mund ta blejmë Messin

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka përjashtuar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi beson se argjentinasi do të ishte shumë i shtrenjtë për ta.

Mediat spanjolle së fundi shkruan se Bayerni ishte gati të paguajë klauzolën blerëse të 26-vjeçarit, 250 milionë euro, me presidentin e nderit Franz Beckenbauer që nxiti edhe më shumë spekulimet javën e kaluar, kur tha se Messi do të ishte një nënshkrim i mirë për kampionët e Evropës.
Megjithatë, Rummenigge tash e ka bërë të qartë se Bavarezët nuk kanë synime të harxhojnë në sulmuesin e falshëm.
“Messi? Ne flasim për shifra të cilat janë thjesht absurde, një shumë transferimi që është shumë më e madhe se që ne harxhuam në Javi Martinez. Ne nuk do ta bëjmë këtë”.
“Plus e njoh Sandro Rosell. Barcelona kurrë nuk do ta shesë Messin. Ai është i shenjtë te Barcelona dhe ata nuk do ta shesin”.
“Dhe mendoj se interesi më i mirë i Messit do të jetë të qëndrojë te Barcelona. Ai përshtatet këtu në mënyrë të përkryer”, ka thënë Rummenigge për Sky90.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS