Jonathan mendon se Interi duhet të sjellë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit.
Braziliani mbrëmë shënoi golin e dytë të sezonit për t’ua siguruar Narazzurrëve barazimin 1-1 ndaj Bolognas. Por thotë se nëse ata duan të luftojnë për kreun e tabelës, duhet të sjellin lojtarë të rinj.
“Sot ne kishim shumë shanse por topi nuk shkoi brenda. Me pak fat ne kemi mundur t’ia dalim më mirë. Neve na munguan ato detaje të vogla të cilat ju ndihmojnë të fitoni”,
“Rruga është ende e gjatë, Liga e Kampionëve është e mundshme – të mos harrojmë se ka edhe një afat kalimtar në janar”, ka thënë Jonathan /TS/






