RSS

LPFM: Tri skuadra kryesojnë renditjen

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 16-të, të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, tri skuadra e ndajnë pozitën e parë. Rabotniçki, Vardari dhe Pelisteri kanë nga 27 pikë. Futbollist i javës pa dyshim se është Junior i Pelisterit i cili shënoi katër gola në ndeshjen me Metalurgun. Kjo javë kaloi edhe në shenjë të sulmuesit të “romantikëve” Taulant Sulejmanov i cili bëhet golashënuesi më i ri në moshë në këtë sezonë.
Java e 16-të e elitës së futbollit vendor përshkruhet me efikasitetin e sulmuesit të Pelisterit, brazilianit Zhunior. Ai në përballjen me Metalurgun, pati një efikasistet të madh, pasi  katër nga katër goditjet e tija u ndalën në portën e skuadrës vendase dhe në fund ekipi nga Manastiri iu gëzua fitores me rezultatin 4:2. Zhunior serinë e tij të golave e hapi në minutën e 7, kur Pelisteri kaloi në avantazh me 1:0 dhe më pas atë e vazhdoi edhe në minutën e 35, pastaj atë të 65 dhe në minutën e 87 kur edhe vendosi rezultatin përfundimtar 4:2. Për Metalurgun golat në këtë ndeshje i shënuan Peev në minutën e 25 dhe Kërstev në atë të 49-tën. Falë kësaj fitore dhe barazimit të Vardarit 1:1 në Shtip me Bregallnicën, tani Pelisteri së bashku me kampionët aktual dhe Rabotniçkin, janë në ndarje të pozitës së parë. Kjo është hera e parë që tri skuadra  në moment të njëjtë të jenë në ndarje të pozitës së parë.
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave Horizonti me rezultatin 5:1 e ka mundur Makedonija Gj.P dhe tani është vetëm dy pikë pas tri skuadrave të para në renditje. Në këtë javë nuk pati gola në dy ndeshje në Tetovë dhe Gostivarë. Renova me barazimin pa gola u nda me Euromilkun dhe po i njëjti rezultat ishte edhe në ndeshjen Gostivari – Napredoku. Dje Rabotniçki me rezultatin 5:0 e mundi Shkëndijën. Në këtë ndeshje sulmuesi 17 vjeçar, Taulant Sulejmanov u regjistrua në listën e golashënuesve dhe me këtë u bë futbollisti më i ri në moshë që në këtë sezonë ka tundur rrjetën kundërshtare.

LPFM – Java e XVI
Rabotniçki 5:0 Shkëndija
K.Vellkovski 10’, 22’(p), 35’. Manevski 60’, Sulejmanov 81’
Gostivari 0:0 Napredoku
Metallurgu 2:4 Pelisteri
Peev 25’, Kërstev 49’ – Zhunior 7’,35’(p), 65’ dhe 87’
Bregallnica 1:1 Vardari
Velkovski 34’- Stojkov 15’
Horizonti 5:1 Makedonija Gj.P
Mitrev 9’, Pandev 15’, Bllazhevski 40’ dhe 85’, Ejupi 71’ – Ramadan 84’
Renova 0:0 Euromilk

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS