RSS

Pinto: Është vështirë të zëvendësohet Valdes

Portieri rezervë i Barcelonës, Jose Manuel Pinto, ka pranuar se nuk është lehtë të zihet vendi i Victor Valdesit në portën blaugrane.

38-vjeçari ishte startues në ndeshjen ndaj Granadas, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-0, duke qenë se portieri kryesor është i lënduar.
“Jam i lumtur me fitoren dhe që kontribuova pak”.
“E dija se do të ishte vështirë që ta zë vendin e Valdes, por shkoi mirë. I zgjidhëm disa raste në të cilat mu desh edhe mua të intervenoja”.
“E fillova ndeshjen me shumë optimizëm. Nuk e shfrytëzoj rastin (nga lëndimi i Valdesit) për të dëshmuar diçka, thjesht dua të kënaqem duke luajtur”, ka deklaruar Pinto për BarcaTV /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS