Monaco ka regjistruar fitore minimale prej 1-0 si mysafir i Nantes në Stade de la Beaujoire - Louis Fonteneau.
Në fraksionin e parë nuk pati gola, ndërsa gjithçka u vendos në pjesën e dytë kur u shënua goli vetëm në ndeshje.
Mounir Obbadi realizoi me një supergoditje me të djathtën nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit (70’).
Monaco është në vend të tretë në tabelë me 29 pikë, pesë më pak se lideri Paris Saint-Germain./TS/






