RSS

Robben: Do të luaja ndaj Dortmundit çdo javë

Arjen Robben ka shprehur ngazëllimin e tij me fitoren 3-0 të Bayern Munich ndaj Borussia Dortmund gjatë të shtunës, dhe ka bërë shaka duke thënë se ai me kënaqësi do të luante ndaj tyre çdo javë.

“Nëse do të mund të zgjidhja unë, do të isha pajtuar të luaj ndaj Dortmundit çdo javë. Më pëlqejnë ndeshjet si kjo”.
“Këto janë ndeshje të cilat i ëndërroni kur jeni fëmijë – në stadiume të tilla, me një atmosferë të tillë, kundër këtyre lloj ekipeve kundërshtare. Çfarë më shumë mund të dëshironi”,ka thënë Robben.
Holandezi më pas ka thënë se Bayerni nuk duhet të kënaqet dhe të relaksohet pas fitores, pasi sezoni është ende i gjatë.
Bayerni tas ka katër pikë avantazh ndaj pozitës së dytë në tabelë Bayer Leverkusen, me Dortmund që tash ka zbritur në të tretën./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS