RSS

Ronaldo: Do të fitojmë LK-në dhe La Ligan

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i bindur se ekipi i tij është në gjendje që të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

 Një trofe i dhjetë në garën më prestigjioze evropiane ka më shumë se një dekadë që po i mungon Realit dhe portugezi shprehet se fitimi i dyfishtë i titujve shumë shpejt mund të vijë për klubin e tij.
“Unë mendoj se ne mund të fitojmë edhe La Ligan edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh Ronaldo për revistën Four Four Two.
Ronaldo, i cili është favorit për të fituar Topin e Artë, komentoi edhe mbi epitetin e komandantit me të cilin e ka etiketuar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
“Nuk jam i sigurt nëse komandant është fjala e duhur për mua. Ne kemi shumë liderë në ekip, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, përfundoi ai.
Four Four Two e ka shpallur Ronaldon lojtarin më të mirë në botë për vitin 2013 në listën e top 100 lojtarëve më të mirë në glob./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS