Pas Bayern Munichut, edhe Real Madridi ia ka thyer një rekord Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja ndaj Galatasarayt ishte e 30-ta radhazi në garën më të madhe evropiane për klube, në të cilën Los Blancos shënonin gol.
Në këtë mënyrë, Mbretërit thyejnë rekordin e rivalit të përbetuar, Barcelona, që ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në garën prestigjioze.
Ishte pikërisht goli i shënuar nga Gareth Bale nga gjuajtja e lirë, ai që theu rekordin.
Kujtojmë që me fitoren e shënuar me herët ndaj CSKA Moskës, Bayern Munichu u bë klubi i parë që shënon dhjetë fitore të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve (duke kaluar rekordin e Barcës me nëntë fitore radhazi)./TS/






