Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka deklaruar se goli i tij i realizuar ndaj Galatasarayt nga gjuajtja e lirë ishte një prej më të mirëve në karrierën e tij.
Uellsiani ishte në top formë ndaj ekipit turk, duke shfaqur performancë shumë të mirë për ekipin e tij.
Ai u dallua me një gol nga 35 metra ku nga gjuajtja e lirë e la me gishta në gojë portierin kundërshtar. Për golin, entuziast u shpreh vet lojtari, që mendon se ishte një prej më të mirëve në jetën e tij.
“Jam shumë i kënaqur me lojën dhe me golin që shënova. Unë kam punuar shumë në gjuajtjet e lira në stëritje dhe kam pasur fat që kjo ka shkuar mirë. Është një prej golave më të mirë në karrierën time”.
“Për mua, nuk ka kufi ajo që mund të arrijmë në këtë garë. Ne kemi mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit. Ne kemi treguar karakter dhe lojë mjaft të mirë ekipore pa një lojtar në teren”, u shpreh Bale për Marca../TS/






