RSS

Agim Ibraimi kandidat për sportist të Ballkanit

Agjencia bullgare e lajmeve (BTA) ka shpallur listën e kandidatëve për sportist të vitit në Ballkan. Në listë nuk janë përfshirë sportistët nga Kosova.

Në këtë fundvit kur të gjithë bëjnë shpalljen e sportistëve të vit, Agjencia bullgare e lajmeve (BTA) ka shpallur listën e gjërë të sportistëve që garojnë për më të mirin e Ballkanit për vitin 2013.

Në këtë listë janë disa sportist nga Shqipëria dhe shtetet e rajonit, por në këtë listë nuk janë përfshirë sportistët nga Kosova për shkak të statusit të tyre të panjohur nga Federatat botërore, megjithatë BTA-ja duket se ka harruar që Kosova ka një kampione të botës të një sporti olimpik, Majlinda Kelmendi (kampione e botës në xhudo në peshën dri 52 kilogram).

Sidoqoftë, nga Shqipëria në këtë listë gjenden tre sportist. Lorik Cana (futbollist i Lazios, fitues i Kupës i Serie A), Iltian Nika (çiklist), Daniel Godeli e Romela Begaj (peshëngritës). Madje, një shqiptar është në konkurrencë edhe nga Maqedonia, Agim Ibraimi (futbollist).

 Ky është edicioni i 41-të që BTA shpall më të mirët, ndërsa ceremonia zyrtare mbahet në fund të vitit në Sofia të Bullgarisë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS