RSS

PSG siguron vendin e 1 ne Grupin C

Paris Saint-Germaini ka siguruar pozitën e parë në Grupin C pas fitores prej 2-1 kundër Olympiakosit.

Zlatan Ibrahimovic shënoi një gol të hershëm (7’), mirëpo në fillim të pjesës së dytë, Marco Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë vendasit në vështirësi.
Grekët barazuan përmes Konstantinos Manolas (80’), por Edinson Cavani shënoi golin e fitores (90’).
Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica ka fituar me rezultat 3-2 si mysafir i Anderlechtit.
Paris Saint-Germaini vazhdon tutje, ndërsa Olympiakosi dhe Benfica do ta shfrytëzojnë xhiron e fundit për të luftuar për vendin e dytë kualifikues në Grupin C./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS