Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka bërë shumë
gabime kur ka qenë i ri si lojtar, teksa ka refuzuar që të flasë për
Blatterin.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter preferoi Messin para Ronaldos muaj
më parë në një universitet britanik, por Ronaldo në vend se të fliste
për këtë problem, foli për veten dhe për fakin se sa i çmendur ka qenë
në vitet e tij të rinisë te Manchester United.
“Unë nuk dua të flas për Blatterin – ai tregim është i mbaruar”.
“Unë shoh fotografi të mia kur kam qenë 16 apo 17 vjeç dhe them:
‘Çfarë kam bërë?’. Kjo për shkak të stilit tim të flokëve, apo ngjyrës”.
“Kur kam qenë te Manchester United, unë kam pasur flokët ‘shpagetë’ –
të gjatë e me fije të verdha. Të më tregojë dikush, si kam mundur ta
bëj këtë”, ka deklaruar Ronaldo për revistën ShortList.






