Ish-trajneri i Monacos, Marco Simeone, thotë se Carlo Ancelotti do të arrijë më shumë sukses te Real Madridi se sa Jose Mourinho gjatë kohës së tij te Los Blancos.
"Ancelotti përfundimisht do të jetë sukses në Madrid. Të jesh trajner i Real Madridit është lehtë në një aspekt dhe vështirë në një aspekt tjetër”“Është lehtë sepse keni lojtarë si Cristiano, i cili, edhe nëse sistemi nuk funksionin, mund t’ua fitojë ndeshjet i vetëm”.
“Është vështirë sepse ju duhet të keni gjithë çfarë nevojitet për t’u përballur me një grup shumë të vështirë. Ai e di se si të përballet me egot e mëdha të cilat i keni në një klub si Real Madridi”.
“Ancelotti do të ketë më shumë sukses se Mourinho. Unë kam shmë respekt për Mourinhon dhe jam tifoz i madh i personalitetit të tij, por ai e ka të vështirë të zmbrapset sapo një konflikt të shpërthejë”, ka thënë Simeone për Marca.






