Pas blerjes së skuadrës nga miliarderi indonezian, Inter e ka
ndërmend që këtë vit të emëroi një drejtor të ri teknik. Igli Tare është
emri i fundit që përmendet në mediat italiane. Ish-sulmuesi shqiptar,
aktualisht drejtor sportiv i Lazios është mjaft i lëvduar për punën e
tij si drejtor te skuadra romake.
Tare është në garë me drejtorin e Romës, Sabatinin për të menaxhuar
blerjet e mëdha që do t`i bëjë Interi. Madje thuhet se emri i Tares
është përmendur nga vetë Erik Thohir.
Tare thuhet se e ka paralajmëruar Lotiton se mund të braktisë Lazion
duke dhënë shenjat e para se mund të jetë drejor sportiv i Interit.






