RSS

Roma harron të fitojë?

Roma është ndaluar me barazim për të tretën herë radhazi në Serie A, pas fillimit impresiv të sezonit prej 10 fitoresh radhazi. Giallorossët kësaj here barazuan pa gola ndaj Cagliarit në Olimpico të kryeqytetit italian.

Nikoqirët krijuan një varg rastesh në pjesën e parë, me Miralen Pjanic që për pak huqi golin, Gervinho që goditi shtyllën dhe Kevin Strootman goditja e të cilit u mbrojt nga Vlada Avramov. Rastet në pjesën e parë nuk munguan as për Cagliarin, me Andrea Cossu që pati një rast të mirë, e që u mbrojt vetëm nga një portieri si Morgan De Sanctis.
Pjesa e dytë filloi po aq fuqishëm sa edhe fundi i pjesës së parë, me dy raste fantastike nga Roma. Fillimisht ishte Dodo dhe pastaj Maicon, por goditjet e të dy brazilianëve u ndaluan nga portieri i Cagliarit.
Roma për pak sa nuk pësoi më vonë gjatë ndeshjes, kur Luca Rossettini gjeti rrjetën por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Për të vulosur “fatin e keq” për Romën ishte edhe një rast tjetër në minutat e fundit, kur goditja me kokë e Nicolas Burdissos u ndalua nga portieri serb i Cagliarit.
Muaji nëntor përfundon kështu si një muaj i mallkuar për Giallorossët të cilët shijuan tre barazime nga tre ndeshje këtë muaj, pas fitoreve të njëpasnjëshme nga gushti deri në tetor. Ndeshjen e radhës Roma do ta zhvillojë të dielën, 1 dhjetor, kur udhëton te Atalanta.
Roma aktualisht mbledh 33 pikë dhe humb kreun ndaj Juventusit që me 34 pikë të mbeldhura kryeson për të parën herë këtë sezon/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS