RSS

Guardiola i frustruar me spiunin e ekipit

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka treguar se lojtari që ka zbuluar për mediat detajet e formacioneve të Guardiolas mund të ketë telashe të mëdha me këtë të fundit.

Bild kishte publikuar rregullisht formacionin e sigurt të Bayernit para ndeshjeve të ndryshme dhe kjo ndodhi edhe ndaj Dortmundit, ku Bild zbuloi saktësisht planin taktik që e aplikoi Guardiola.
Fatmirësisht për teknikun katalanas gjithçka shkoi mirë për të, megjithëse tani ai është vënë në kërkim të spiunit të ekipit, që sipas Rummenigges do ta paguajë shtrenjt.
“Ky fakt po e frustron Guardiolan. Tarjneri i mbyll dyert në stërvitje për mediat jo pa ndonjë arsye. Kjo nuk mund të ndodhë. Askujt spo i pëlqen kjo”.
“Ne nuk do të kontaktojmë agjencinë e shërbimit sekret për ta rregulluar këtë, por unë i këshilloj lojtarit apo personit që po e bën këtë që të ndalojë së bëri këtë pasi që do të jetë në telashe të mëdha jo vetëm me Guardiolan”, është shprehur Rummenigge.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS