Ish-mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, beson se Filippo Inzaghi do të ishte trajner më i mirë për Rossonerët se sa Clarence Seedorf.
Mesfushori i Botafogos po shihet i rikthyer në San Siro si trajner i ekipit më të trofeshëm italian në garat evropiane, por Zambrotta beson se Inzaghi do të ishte një zëvëndësim më i mirë.
“Në këtë moment do të ishte më mirë që Allegri të vazhdojë të drejtojë skuadrën”.
“Për të ardhmen, unë mendojs e Inzaghi do të ishte më i përgatitur për të marrë rolin e trajnerit se sa Seedorf”, ka thënë Zambrotta./TS/






