Paris Saint-Germaini e ka regjistruar fitoren e dhjetë këtë edicion në Ligue 1 duke mposhtur Reims në udhëtim me rezultat 3-0.
Një pasim të bukur të Ibrahimovic e pranoi Lucas për të heshtur stadiumin Auguste Delaune II (25’).
Jeremy Menez e shënoi golin e sigurisë në pjesën e dytë (60’).
Zlatan Ibrahimovic ishte i vendosur që të mos dilte nga fusha pa shënuar gol dhe këtë arriti ta bënte në fund të ndeshjes (90’).
Kjo fitore e përforcon edhe më shumë në krye Paris Saint-Germainin që tash ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lille (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar)./TS/






