Edhe pse shënoi golin e parë këtë sezonin në La Liga, Andres Iniesta i ka dhënë rëndësi vetëm fitores së Barcelonës.
Blaugranët fituan me rezultat 4-0 kundër Granadas, ndërsa mesfushori spanjoll shënoi njërin nga golat nga një penalti e fituar nga Cesc Fabregas.
Iniesta ka thënë se fitorja ishte shumë e rëndësishme duke pasur parasysh lëndimet e shumta që ka Barca duke përfshirë emra, si Lionel Messi, Victor Valdes, Xavi e Jordi Alba.
“Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet tona. Të gjitha janë njësoj. Nuk kemi kohë për relaks as kohë për gabime. Skuadra luajti mirë”.
“Më e rëndësishmja sot nuk ishte goli im, por fakti që u larguam me një ndjenjë të mirë”, ka deklaruar spanjolli 29 vjeçar. /Telegrafi/TS/






