Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 7-0 në derbin lokal ndaj Getafes që u zhvillua në Estadio Vicente Calderon.
Pas një harkimi të Kokes, Raul Garcia i kaloi vendasit në avantazh (26’). Alberto Lopo e gaboi portën duke bërë që Atletico të shkonte në pushim me epërsi të dyfishtë (36’).
Përjashtimi i Juan Valeras me kartonin e dytë të verdhë (42’), u mundësoi lojtarëve të ekipit vendas që të shënonin edhe më shumë gola në fraksionin e dytë.
David Villa (49’) dhe përsëri Raul Garcia (52’) e ngritën epërsinë në 4-0.
Pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, Diego Costa u regjistrua menjëherë në listën e golashënuesve (69’).
Villa realizoi golin e dytë personal pas asistimit të Adrian (78’), ndërsa ky i fundit e vendosi rezultatin e takimit (90’).
Atletico Madridi mban pozitën e dytë në tabelë me tri pikë më pak se Barcelona dhe po aq më shumë se Real Madridi./TS/






