Arsenali ishte komod në fitoren prej 2-0 përballë Southamptonit në Emirates.
Ndeshja filloi me 15 minuta vonesë për shkak të problemeve me transportin lokal.
Pas përpjekjeve të dobëta të portierit mysafir për ta eliminuar rrezikun, Olivier Giroud e vodhi topin dhe shënoi (22’).
Një ndërhyrje të gabuar të Fontes në Mertesacker, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe Giroud ishte i saktë nga pika e bardhë (86’).
Pas kësaj fitoreje, Arsenali rrit diferencën në katër pikë ndaj Liverpoolit që këtë xhiro barazoi në derbin lokal ndaj Evertonit (3-3). /Telegrafi/TS/






