Pritet teluaj Kosova me Kroacin
Fjalët e mëdha kanë ardhur nga presidenti i Federatës së Futbollit të
Kroacisë, Davor Suker, i cili në një intervsitë për Sport Avaz ka
deklaruar se Kroacia do të luajë me Kosovën.
Në ballinën e gazetës sportive kroate shkruan: “Kosova do të luajë me Kroacinë” në citim të fotografisë së Suker.
Intervista e Davor Suker për Sport Avaz do të publikohet të premtën.
Vlen të përmendet se kryetari i federatës së futbollit të Kosovës
(FFK), Fadil Vokrri, do të takohet së shpejti me drejtues të federatës
së futbollit të Serbisë, për të definuar çështjen e miqësoreve
Më 5 dhjetor Komiteti i FIFA-së do të marrë një vendim mbi atë nëse
Kosovës do t’i lejohet të luajë miqësore ndërkombëtare me simbolet
shtetërore.
Nëse gjithçka shkon sipas planit të Sukerit, e FIFA lejon zhvillimin e
miqësoreve për kombëtaren seniore të Kosovës me simbolet shtetërore,
atëherë një miqësore do të mund të zhvillohej qysh në shkurt të vitit të
ardhshëm.
Kjo do të ishte arritja më e madhe në vazhdën e tentimeve për
ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, që ka mbetur peng i
antarësimit të vendit tonë në OKB. /Taulant Seferi






