Duket se nuk janë vetëm dashamirët e futbollit evropianë nga anë e mbanë Evropa ata që po vënë dyshime mbi faktin se nëse Franck Ribery e meriton Topin e Artë pasi edhe vet bashkëkombasit e tij dyshojnë për këtë.
Revista më e madhe sportive franceze, L’Equipe, ka hapur një sondazh, ku ka pyetur dashamirët e futbollit nëse Franck Ribery e meriton ta fitojë Topin e Artë.L’Equipe që bashkëorganizon ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë me FIFA-n, ka mbledhur rreth 50 mijë persona në sondazh që janë përgjigjur si në vijim
Po – 22%
Jo – 75 %
Të papërcaktuar – 2%
Duket qartë se edhe tifozët e futbollit në Francë nuk janë ndarë të impresionuar nga paraqitjet e Riberys për kombëtaren, e ku kanë ndikuar edhe dy ndeshjet e fundit ku mesfushori nuk bëri impakt.
Kjo dhe paraqitjet fantastike të Ronaldos kanë bërë që përshtypja të mos jetë aq pozitive për Riberyn, e këtu ja shtojmë edhe faktin se drejtues e lojtarë të Barcelonës kanë bërë një fushatë edhe për Lionel Messin, që po ashtu është favorit i madh. /Taulant Seferi






