Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar që të flasë për Topin e Artë, duke u fokusuar më shumë në performancat e tij.
Ronaldo ka qenë pjesë e një debati pas gjesteve kontroverse të Sepp Blatter dhe i pyetur shpeshherë për Topin e Artë pas atyre fjalëve, Ronaldo ka refuzuar që të shprehet duke preferuar koncentrimin në performancat e tij.“Secili sezon ka qenë i mirë, ose të paktën unë po tentoj të bëj më të mirën. Ka mundësi që ky të jetë momenti më i mirë i jetës time. Ky mund të jetë sezoni më i mirë i imi, por unë mendoj se gjithmonë kam qenë aty lart”.
“Nuk dua të flas asnjëherë më për Topin e Artë. Unë jam i përkushtuar të punoj sa më shumë që mundem si për Portugalinë ashtu edhe për Real Madridin”, ka deklaruar Ronaldo për AS. /Taulant Seferi






