skip to main |
skip to sidebar
“Corriere dello Sport”, shkruan se drejtuesit e Lacios janë vënë në lëvizje për të përforcuar repartin e mbrojtjes, duke qenë se alternativat gjatë këtij edicioni kanë qenë me pikatore. Në mjaft raste Lorik Cana është dashur që të luajë si në kampionat dhe në Europa League, kjo edhe për faktin se braziliani Dias ka treguar një formë të dobët sportive. Pikërisht, ky i fundit pritet të largohet që në janar për t’i bërë vend një mbrojtësi mes Mërgim Mavrajt. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka kërkuar informacione të detajuara për këtë lojtar, kartoni i të cilit vlen tek 2 milionë euro, kontrata e të cilit me skuadrën gjermane, Grojter Fyrth përfundon në qershor të 2014-ës. Ka gjasa që bisedimet mes Lacios dhe Grojter Fyrthit të jenë disi më të lehta dhe tratativa të mund të arrihet në janar, kjo natyrisht nisur nga fakti se Mavraj nuk ka pranuar ende që të firmosë rinovimin e kontratës së tij.