RSS

Bento: Suedezët mund ta ndalin CR7 mirpo dot shënojn të tjerët

Përzgjedhësi i Portugalisë, Paolo Bento, ka thënë se nëse suedezët arrijnë ta ndalin Cristiano Ronaldon, nuk do të mund ta ndalin skuadrën e tij, sepse do të shënojnë futbollistët tjerë.
Dy përfaqësueset të martën do të zhvillojnë ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ për pjesëmarrje në ‘KB 2014’, ndërsa portugezët kanë epërsi prej 1-0 nga ndeshja e parë me golin e shënuar pikërisht nga kapiteni.

“Mendoj se do të jetë një situatë e ngjashme si kjo e jona, kur përpiqemi të ndalim organizimin e Suedisë dhe me atë që kemi në kokë, padyshim, ndaljen e Ibrahimovicit”.

“Është e pamundur të ndalësh një lojtar, gjërat duhen bërë në mënyrë kolektive. Mendoj se suedezët po ashtu do të përpiqen ta ndalin Ronaldon si skuadër, por ne do të përpiqemi të sulmojmë dhe të mos mbështetemi vetëm te Ronaldo”.

“Nëse do të ketë markim të veçantë për Ronaldon, atëherë do të na japin mundësinë të shënojmë me lojtarët tjerë nga zonat e ndryshme të fushës”, ka deklaruar Bento

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS