RSS

10 kuriozitetet mbi Adnan januzaj

Adnan+Januzaj+Kitchee+FC+v+Manchester+United+2vIhmO1JZGhlI vlerësuar si një nga talentët me premtues në futbollin evropian, i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, gazetat angleze në orët e fundit vazhdimisht nxjerrin detaje për talentin nga Istogu Adnan Januzajn.
10 gjëra që duhet ti dini për Adnan Januzajt është lajmi i fundit që komentohet në mediat angleze.
1.Januzaj- emri i tij është vështirë të thuhet ne origjinal. Variacionet që përmenden më së shumti në media në thirrjen e Januzajt janë: Janussaj, Janusigh, Yanosajh.
2.I lindur dhe i rritur në Belgjikë, Januzaj u bashkua me Anderleht në moshën 10 vjeçare. United e ka blerë atë si 16 vjeçar për 297 mijë funta.
3.Januzaj ka lindur në Bruksel, por ai ka të drejtë të zgjedhjë mes disa përfaqësueseve për të luajtur. Januzaj ka prindër nga Kosova, gjyshërit kanë prejardhje nga Turqia, e lakmon Serbia për shkak të statutit ende të pazgjidhur të Kosovës në FIFA.
4.Roy Hodgson ka thënë zyrtarisht se e dëshiron në përfaqësuesen angleze. Selektori i Anglisë ka thënë se ai mund të jetë një yll i radhës për albionët.
5.Januzaj e ka ditëlindjen për një ditë me yje si Ronaldo, Neymar e Tevez.
6.Januzaj ka debutuar me Man United në ndeshjen e edicionit të kaluar ndaj WBA-së, në barazimin 5 me 5.
7. Januzaj u votua si lojtari më i mirë në akademinë e Manchester United. Ai ndihmoi të rinjët e Unitedit në fitoren në finale ndaj Tottenhamit duke qenë më i miri në fushë.
8.Adnan Januzaj dhe Rud Van Nistelroy janë dy lojtarët e vetëm për United që kanë debutuar me 2 gola në një ndeshje ku kanë startuar nga
ndeshja e parë.

9.Për Adnan Januzajn janë të interesuara skuadra të mëdha evropiane si Juventus, Barcelona, Bayern Munchen e Manchester City.
10.Emri Adnan rrjedhë nga gjuha arabe që do të thotë “për të qëndruar”, gjë e cila mund ti pëlqej skuadrës së Manchester United.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS