skip to main |
skip to sidebar
Kristiano Ronaldo duket se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë për dhënien e fituesit të “Topit të Artë”. Ceremonia për shpalljen e më të mirëve do të mbahet me 13 janar në një gala mbrëmjë që do të organizohet në Zurich. Sipas mediave iberike, asi portugez do ta bojkotojë këtë ceremoni për shkak se ai nuk dëshiron të takohet me Presidentin e FIFA-së, Sep Bllater-in, i cili muajin e kaluar publikisht u tall më reprezentuesin e Portugalisë. Gara për “Topin e Artë” po zhvillohet në mes Lionel Mesit të Barcelonës, Frank Ryberi të Bayern Munih dhe Kristiano Ronaldos të Real Madridit. Megjithatë sipas gazetës spanjolle “AS” Ryberi dhe Mesi favorizohen në këtë garë e cila po bëhet gjithnjë e më e “nxehtë