Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ndjen se Robert Lewandowski është shumë sulmues më i mirë se sa Mario Mandzukic dhe e mirëpret krahëhapur sulmuesin në Allianz Arena.
Lewandowski pritet që të kalojë gjatë verës te Bayerni si lojtar në parametra zero, teksa Beckenbauer mezi pret ta shohë atë në fanellën bavareze pasi beson se ai është më i miri.
“Pa marrë parasysh se sa i mirë është Mandzukic, Lewandowski do të jetë do të jetë një përmirësim në lojë”.
“Ai ndoshta është më i mirë me topin dhe lëvizshmëria e tij është më e mirë. Do të ishte e mrekullueshme nëse ai do të luante shpejt për Bayernin”, u shpreh Beckenbauer.
Polaku është në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në Bundesliga me një gol më shumë se Mandzukic pas 12 ndeshjeve.






