RSS

Messi te rikthehet ne janar , por.....

Lionel Messi e ka marrë këpucën e artë evropiane dhe me rastin e shpalljes si golashënuesi më i mirë në kampionatet evropiane për sezonin e kaluar, ‘el messiah’ ka folur edhe për rikthimin e tij.

Messi i befasoi adhuruesit në eufori të Ronaldos, duke qenë i pranishëm në një ceremoni ku ai pranoi këpucën e artë për herë të tretë në karrierë për 46 golat e realizuar sezonin e kalaur në La Liga.
Në ceremoninë e mbajtur në Barcelonë, Messi foli edhe për rikthimin e tij, por ai ka refuzuar që të vë një datë të saktë.
“A do të kthehem për ndeshjen e parë të vitit të ri ndaj Elches? Shpresoj. E vërteta është se nuk kam vënë një datë si synim për rikthimin tim”.
“Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë unë do të kisha dashur që të kthehem tamam në kohë, por varet shumë nga ajo se si shkojnë gjërat”.
“A po synoj më shumë këpuca të arta? Ky nuk është synimi im dhe unë jam duke u përqëndruar që jem i qetë dhe të luaj mirë”, ka thënë Messi

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS