RSS

Juventusi gati për Copengahenin

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është plot vetëbesim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Copenhagen.

Juventusi të dielën fitoi ndaj Livornos për të marrë kreun e tabelës së Serie A, dhe në radhë ka një sfidë tjetër të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës daneze.
“Gjithçka është në duart tona dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse ne ia dalim mirë, atëherë do të shkojmë më tej, por nëse jo, atëherë do të thotë se duhet të përmirësohemi”.
“Skuadra dëshiron ta vazhdojë këtë përvojë të Ligës së Kampionëve dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur atë”, ka thënë Conte.
Juventusi aktualisht është në pozitën e katërt të grupit me vetëm tre pikë dhe ka nevojë të fitojë të dyja ndeshjet e radhës për ta siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës evropiane./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS