Andres Iniesta është afër për të arritur marrëveshje të re me Barcelonën.
Pavarësisht kontakteve me Manchester United, Punto Pelota raporton se Iniesta do të arrijë një marrëveshje para Krishtlindjeve, për t’u bërë lojtari i dytë më i paguar në klub, vetëm prapa Lionel Messit.
Mesfushori ka lënë të kuptohet se dëshira e tij është të pensionohet si lojtar i Barcelonës, edhe pse po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të lejojë negociatorët të shfrytëzojnë avantazhin e situatës së tij.
Kontrata aktuale e Iniestës skadon në fund të sezonit të ardhshëm, qershor 2015./TS/






