Fabio Coentrao raportohet se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.
Mbrojtësi portugez ishte afër për t’u larguar gjatë verës dhe madje për pak sa nuk nënshkroi me Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar në gusht.
Por, duket raporti i tij me klubin ka ndryshuar rrënjësisht muajt e fundit dhe ai tash do të fitojë kontratë të re.
AS shkruan se Coentrao ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, e cila aktualisht skadon në vitin 2017.
Përveç kushteve të përmirësuara, kontrata do të vazhdohet deri në vitin 2018./TS/






