Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren prej 6-0 ndaj Tottenhamit.
Nënkampioni i Anglisë i lejoi Spursat që të mbanin posedimin e topit, mirëpo ishin të pamëshirshëm në kundërsulme duke i konvertuar gjashtë nga dhjetë goditjet e tyre në portë.
“Është e pamundur që të luajmë më mirë sa që luajtëm sot (e diel). Përveç 15 minutave të para në pjesën e parë kur Tottenhami e pati posedimin e topit dhe mbrohej mirë”.
“Më pas mendoj se e mbyllëm pjesën e parë për mrekulli dhe e dyta ishte mahnitëse”.
“Kemi sulmues shumë të mirë, por është e gjithë skuadra meritore jo vetëm Aguero dhe Negredo”, ka thënë Pellegrini./TS/






