Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mendon se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do ta ketë shkëlqimin e duhur për shkak të mungesës së tij atje.
Futbollisti i PSG-së nuk mundi ta kualifikojë përfaqësuesen e tij në ‘Brazili 2014’ përkundër dy golave që shënoi në përballjen ndaj Portugalisë, sepse Cristiano Ronaldo shënoi katër herë (në të dy ndeshjet).
“Për mua ndoshta ishte përpjekja e fundit për t’u kualifikuar në një Kampionat Botëror me ekipin kombëtar”.
“Një gjë është e sigurt, Kampionati Botëror nuk ia vlen të shikohet pa mua, prandaj nuk ia vlen pritja për Kupën e Botës”.
“Urime Portugalisë, pot të dyja skuadrat e merituan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror”, ka thënë 32-vjeçari. /Telegrafi/





